GeneveKryesia e Lidhjes së Smirasve në Zvicër, është takuar sonte,  në Gjenevë dhe ka biseduar për aktivitetet që i ka zhvilluar këtë vit dhe për ato që do t`i bëjë në të ardhmen. Pjesëmarrësit e këtij takimi propozuan që takimi tradicional i smirasve në këtë qytet të mbahet më 21 prill 2012, kurse u fol për të metat apo lëshimet e organizimit  të fundit  dhe evitimi i tyre në tubimin e ardhshëm.

 

Poashtu u vendos të punohet në  legalizimin e kryesisë së Smirasve në shtetin e Zvicrës dhe të punohet në statusin e kryesisë, për ç`gjë u ndanë edhe përgjegjësitë. 

U  propozua gjithashtu që mundësisht të bëhet një dokumentar për fshatin Smirë.

Kryesia  e Smirasve në Zvicër ka folur edhe për rëndësinë e faqes së internetit www.fshatismirë.com. Me këtë rast, kryesia ka shprehur mirënjohje dhe ka falënderuar ekipin që e administron faqen: Tefik Salihu, Fidan Ferizi dhe Zeqir Halili, për, siç është thënë, punën profesionale  në  informimin e shpejtë e të saktë,  si për ngjarjet në fshat ashtu edhe jashtë tij.

Leave A Reply