Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e 11 e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë, do të mbahet të mërkurën, më  23.11.2011,  në ora 10:00. Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në shtëpinë e Kulturës “”Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti ndërsa seanca është e hapur për të interesuarit.
 Rendi i ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit 10 nga seanca e  Kuvendit të Komunës së Vitisë.
2. Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2011.
3. Propozim-vendim për marrjen nën menaxhim të Shkollës Muze “Islam Pira” në  Pozheran
4. Propozim-vendim për caktimin  e lokacionit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Binçë, lagjja e Shushëve.
5.  Informatë për lëndët ( Projektet )
a) Lënda për ndërtimin e rrugëve –qendra e qytetit të Vitisë,
b) Lënda e ndërtimit  të rrugëve “2 Korriku “ dhe “Hoxhë Jonuzi “
c) Lënda e projektit  të Fizibilitetit të pendës.

Leave A Reply