| Mjeshtri smiras i shartimit |
|
"Dajallarët e mi në Debellde kanë qenë merakli të mëdhenjë të pemëve. Tek ta kam filluar të bëhem merak edhe unë. I punoja me ta pemët, i shartonim, i krasitnim dhe kështu fillova edhe unë të merrem me këtë punë. Por, kam mësuar edhe nga Biologjia nga shkolla fillore, si bëhet shartimi i pemëve. Mandej jam mmë vonë, jam mësuar më mirë se dajallarët e mi", thotë Ramizi. Ai, në pronën e tij, pranë kroit të fshatit, nuk ka lloj të pemëve që nuk e ka. "Kam rrush, pjeshka, dardha, molla, thana, lajthia, arra, malina,manaferra, mushmulla, ftonj, man, qershia, vishnje, etj. Nuk kam ndonjë pemë që e dalloj. I dua krejt llojet. I kam diku rreth 400 trupa. Gjysma prej tyre janë të egra, i kam marrë në mal, pastaj i kam shartuar vet, kurse gjysmën tjetër i kam blerë. Këtë punë e njoh mirë dhe e kam merak. Bile ka raste kur në një trup i shartoj edhe deri 15 lloje përkatëse. Kam merak t`i kombinoj. Psh. në një mollë, i shartoj 5-6 lloje të mollave, të cilat i marr nëpër njerëz në fshat, kush ka pemë të mira", tregon Ramizi. Por, Ramizi, nuk kujdeset vetëm për pemët e veta. Ai punon edhe tek njerëzit e tjerë që kanë pemë. "Për çdo vit nga tre muaj jam i zënë, duke krasitur dhe duke shartuar pemë, natyrisht me pagesë. Më thërrasin edhe në Smirë, por edhe në fshatra tjera që kanë plantacione. Më ka ndodhur të më thërrasin edhe ekspertë të bujqësisë për këtë", tregon ai.
Sidomos kanë pasur shumë në vitin e dytë. Bëhen të shijshme dhe të mëdha. Nuk më janë dëmtuar nga sëmundjet apo brejtësit. Unë nuk përdori pesticide, janë krejt natyrale, as pleh mineral nuk përdori, vetëm pleh natyral ", thotë ai. Ramizi e ka ëndërr të krijojë një plantacion të madh, disahektarësh me pemë, por thotë se aktualisht nuk ka mundësi, sepse për këtë duhen shumë mjete financiare. Sido që të jetë, ai pa pemë nuk mund ta paramendojë jetën, vazhdon pasionin e zjarrtë-t`i "ledhatojë" pemët. |
Nëse paguajmë tatimin në pronë, sivjet do të realizojmë kanalizimin dhe rrugën Smirë-Viti, pa participim.
Këshilli i fshatit.
| Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/ |
|
|
|
|
| 12C | 19C | 22C |
| Saturday | Sunday | Monday |
Comments
jam fillestar ne shartimin e pemëve ju lutem ne qoft se keni mundesi te publikoni shembuj me foto dhe video per mënyren e shartimit te pemëve flm per mirkuptim me respekt KUJTIMI