| Regjistrohen të dënuarit, të burgosurit dhe të përndjekurit politikë |
|
| Wednesday, 26 October 2011 18:39 |
|
Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Viti, Xhevat Haziri, ka thënë se ky aktivitet ka dy qëllime: Regjistrimin e kësaj kategorie të njerëzve në Kosovë, me qëllim kompensimin e tyre por edhe mbledhjen e shënimeve me të cilat do të argumentoheshin faktet se ne kemi qenë të okupuar dhe kemi pëjetuar dhunë dhe represion.
Ish-i burgosur politik, sipas këtij ligji konsiderohet personi i arrestuar, i mbajtur në vend të caktuar në izolim dhe i burgosur për motive, për qëllime dhe për interesa politike, më tepër se shtatëdhjetedy (72) orë në lokalet e organeve të ndjekjes, përkatësisht në kampet e ndryshme të institucioneve zyrtare të sigurisë (të policisë, të ushtrisë, të shërbimit sekret). Ish-i përndjekur politik, sipas këtij ligji konsiderohet personi-qytetari i Kosovës, kundër të cilit me akt juridik të organit kompetent janë marrë masa ose veprime politike–juridike, që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në masën e suspendimit ose të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, të shkollimit, marrjen e lejes, respektivisht ndalesën për ushtrimin e veprimtarisë me mjete në pronësi personale, për shkak të bindjeve dhe të përcaktimit të tyre ose të lidhjeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta me persona, të cilët janë dënuar dhe janë përndjekur në bazë të dyshimit të supozuar politik ose të inkriminimit politik. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Viti, u bëri thirrje të pranishmëve, që u takonin këtyre kategorive, që të kontaktojnë sa më shumë njerëz në fshat në mënyrë që të gjenden dokumentacion që vërteton se personat përkatës i takojnë kësaj kategorie, në të kundërtën nëse nuk gjenden dokumentacione, atëherë kjo mund të dëshmohet me tre dëshmitarë. Ai ka thënë se dokumentet dhe të dhënat për këto kategori mund të dërgohen në këtë shoqatë deri në fund të muajit nëntor. |
Nëse paguajmë tatimin në pronë, sivjet do të realizojmë kanalizimin dhe rrugën Smirë-Viti, pa participim.
Këshilli i fshatit.
| Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/ |
|
|
|
|
| 26C | 27C | 21C |
| Tuesday | Wednesday | Thursday |
Comments