Fshati Smirë

Fshati

ABCD0001Ndër vendbanimet më të vjetra të Dardanisë antike,• është edhe vendi ku sot gjendet fshati ynë, që është krijuar para shekullit të II p.k. Lokaliteti ku sot shtrihet Smira u formua dhe u zhvillua në rrugën e vjetër tregtare e cila lidhte Ulpianën dhe Artanën me Shkupin dhe më gjerë.


Smira gjendet në rajonin e Anamoravës,  rrëzë maleve të  Karadakut, rreth 4 kilometra në jugperëndim të Vitisë, në lartësi mbidetare prej 550-650 metra. Fshati sot është i lidhur, apo korrespondon  me nyje të rëndësishme, siç janë:  magjistralja Prishtinë-Shkup, rruga hekurudhore Ferizaj-Han i Elezit, ruga rajonale Viti-Gërlicë. Smira është në udhëkrqin e qendrave  të mëdha Prishtina (50km),Shkupi (50km), Ferizaj (20km) dhe Gjilani (20km).

Aktualisht në Smirë jetojnë rreth 600 familje me mbi 4000 banorë. Një pjesë e konsiderueshme e  banorëve të Smirës jetojnë në diasporë: në Zvicër, Gjermani, Austri,  Itali, Suedi, Norvegji, Belgjikë, SHBA, Angli etj. Smiras sot ka edhe në Maqedoni, Shqipëri, Turqi etj.  Poashtu, ka familje që jetojnë në Viti, Ferizaj, Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Kaçanik etj.

fshati_16Popullata   e Smirës tradicionalisht është marrë me bujqësi.  Prej kulturave bujqësore më së shumti kultivohen gruri, misri, patatja, fasulja… por viteve të fundit janë ngritur edhe shumë serra familjare me perime: domate, speca, tranguj.  Poashtu, përveç kësaj, kohët e fundit shumë  njerëz nga Smira kanë themeluar kompani dhe kanë hapur biznese të suksesshme. 


Mirëpo, Smira është e njohur edhe për arsimin e zhvilluar, duke nxjerrë numër të madh  intelektualësh, të cilët kanë bërë karrierë të suksesshme, kudo që i ka quar jeta. Smira sot ka shumë të shkolluar, me fakultet dhe shkolla të larta, në mesin e tyre edhe doktorë  dhe magjistra shkencash.

Aktualisht administrator i fshatit është Bekim Azizi, i cili mund të kontaktohet në tel: 044 137 020.

 

Comments 

 
#37 beni 2013-04-26 21:27
i pershendes te gjithe smirasit qe jetojn ne diaspor,por nji pershendetje mat veqant esht per kta djem qe poe japin me gjth mund kuntributin e tyre,qe neper mjet ksaj faqe,te naj informojn familjart tane ne diaspor.
 
 
#36 ALBIJONA 2013-04-07 16:39
ky fshat nuk kam ma mu harru kejt katunart kani mi besu edhe pse ndoshta nuk kan me jetu
 
 
#35 milaim elezi 2013-03-27 21:55
fshati smire eshte ibuker ka njerz dijes e pendes ka rini te eukuar e te shkolluar bile prej smires ke rekordema botror
 
 
#34 SIRAJKA 2013-03-26 17:46
Oh moje lule veq e paske qat emer pa lidhje,koke lule e vyshket se mu kan e gjall nryshe flet.Me smire ska hiq,mjer per ne qe e kimi lan ,e lume kushe e vje e jeton ne Smire.Tung ju pershendes.
 
 
#33 besa 2013-03-07 14:32
smira vendi ma i bukur smiraaaaaaaaaaa
 
 
#32 Sadri Agushi 2013-03-06 22:33
Ju qe po e udhheqni ket faqe PSe nuk Kqyrni e me mar nai inciativ per te varferit ton qe i kemi e me ju ndimu po ksi lloj gjena Sdo te krijojm Imazh te keq per Fshatin nese e qesim Nje Famlije qe nuk ka Buk Dhe Kulm Mbi kok Perkundrazi do tna ken lakmi dhe do tna lavdrojn.Derisa ne rrim n`kulltuqe te shtrejta dhe Postojm foto te fshatit Dikush tjeter Nuk ka Me qka Tju kthej femive buken ose Mrdhihen nga te ftoftit sepse skan kulm Mbi kok. Me Respekt Sadri Nexhmedin Agushi.
 
 
#31 petriti 2013-02-15 14:35
smira fshati i e i bukur ne bot
 
 
#30 Nurija 2013-02-13 11:00
Nuk ka si fshati Smirë...
 
 
#29 Islam Miftari Verban 2013-02-07 21:31
Pershendetje per fshatin Smire keni nga Islami, Reshatii,Lul Gabrica e disa shok te tjer qe perkohsisht je tojn e punojn ne Itali
 
 
#28 Afrim Ymeri 2013-01-31 11:31
Vetem perpara Smire!
Pershendetje krejt fshatit gjithashtu edhe stafit te portalit, suksese te metutjeshme ne punen e tuej t'palodhshme.
 
 
#27 kushtrim sejdiu 2013-01-28 09:37
Fshati Smir esht ma i miri dhe do jet
 
 
#26 kushtrim sejdiu 2013-01-28 09:33
Fshati Smir esht ma i bukuri dhe do jet.
 
 
#25 sinan sinani 2013-01-27 09:35
Ju pershendes te gjithve Bashkfshatar & et Jeni te mrekulluar O SA MIRE TE JESH SMIRAK ?
 
 
#24 Smira vendlindja ime 2013-01-01 00:14
Jetoj ne Gjilan por me merr malli shpesh per fshatin tim te lindjes dhe ju pershendes te gjithe vendasit e mi te Smirea
 
 
#23 Smira vendlindja ime 2013-01-01 00:09
Edhe pse nuk jetoj ne Smire e dua ket fshat se kam jetuar 5 vite ne ket fshat te bukur .
 
 
#22 arben sejdiu 2012-12-30 18:42
hello
 
 
#21 arben sejdiu 2012-12-30 18:41
tung
 
 
#20 arben sejdiu 2012-12-30 18:40
ju lumt per organizimin e 29 dhjetorit,vetem me ksi lloj organizimesh dhe me pune fshatin ton dot ta bejm edhe ma te bukur,ju lumt,
 
 
#19 Basri Bajrami 2012-12-30 13:22
Jo që Jam SMIRAK, por pojav vertetoj dhe konfirmojë, se Fshat mat bukur, te kantshum, i rahatshem, se SMIRA nuk ka askundë ne BOT...
LEE QE ,,UNE,, PETHAM, POR SHKA ASHT ME RANDSI SE TJERT PE THOJNë MA SHPESHë SE UNE.
I PERSHENDES ,,SMIRASIT NGA ZEMRA KUDO QE JAN NE BOT,,.
 
 
#18 borghezi 2012-12-19 13:26
mjafton te kuptohet drejtë emri/fjala smirë dhe të len te kuptohet se çfarë fshati na qenka..., i mirë...!
 
 
#17 Edonis Ppajaziti 2012-12-18 11:13
mua me plqen fshati im dhe jam zitur ne vendin tim
 
 
#16 nona_bleona@hotmail. 2012-12-08 11:58
pa smir nuk ka jet
 
 
#15 lule 2012-11-15 18:58
palidhje fshat esht smira
 
 
#14 linda 2012-07-12 22:25
Smira esht fshati me i bukuri ne BOT, njerzit qe jetojn ne ket fshat duhet te jen krenar per fshatin e tyre. i Pershendes te GJith Smirasit Me Respekt Te Veqant.
 
 
#13 taulant 2012-06-01 10:05
une e dua shum fshatin smir se ne aty qeshim luajm e gjdo gje tjeter dhe per kete une e shkruj kete se ky fshat eshte shum i bukur e ndriqon fshati yn prej fillimit der ne fund tek fshati im un ate e dua me se shumti se aty ka qendruar prej ne femijri deri tsh qe jam 9 vjeq e gjysm kur kam qen duke rar bore ne shkojshmi tek bregu i bjeshkollave aty shkojshmi qdo dit
 
 
#12 dafina 2012-05-14 19:15
Unë e dua shum fshatin tim sepse ne kete fshat jam rritur jam edukuar dhe shum qka tjeter .Ky fshat duhet te ket pastrim sa do pak me shum se ne nuk mund te rrim pa pasterti .Ky fshat te cilin e permendi ashte fshati"SMIR" me te cilin kemi jetuar nga foshnjeria jon prandaj duhet ta dojm fshatin ton si qdo kush ne vendet tjera .Keto fjal qe po i them jan te verteta dhe shum reale .Ky fshat eshte i pershtatshem per qdo njeri sidomos ne banoret e fshatit.Ne kete fshat un u rrita u shkollova .Un e dua shum fshatin tim edhe pse esht e fshati i tret me banor .Faleminderit shum per kete faqe qe naj keni dhen . I LOVE YOU SMIRA,3,,
 
 
#11 fevzi fejzullahu 2012-02-04 03:09
smira eshte ni nder fsatrat ma te bukura ne trojet shqiptare i posedon te gjitha dukurit natyrore por smiren qe edallon prej vendeve tjera jan popullata e smires me ni entelegjace e kultre shune te pasure me historin e tyre shum patriotike ku smirasit ishin gjithemon aktiv kunde anmiqve smirasit i ndimonin njeri tjetrit ne qfar situata ishte vendi jon anmikun e goditen ne koke umaniteti nuk ju ka mungu as jashte fshatit me te gjitha mnyrat e patriotizmit brez pas brezi smirasit ishin me tipare komplete te shkollur brez pas brezi ku kto tradita smirasit i vazhdun fshati im e du edhe aq mashum popullaten smirake kam privilegj qe jam lindur ne ket fshat te bukure ju dua fejze smira
 
 
#10 Agim Hasani 2012-01-29 20:24
Ju pershendes te gjithve Agim Hasani nga Ferizai hahahahah po keshi pak qe po tham nga Ferizahi.... Fshati Smir asht me te verrtet nji fshat shum i bukur un kam lind ne fshatin Smire ne vitin 1978 kam jetu 23 Kam kry shkollen fillore, dhe te mesmen, ne fshatin tim te bukur un per fat te keq nuk e shijoj at natyr te fshatit tim tash nuk jetoj ma ne fshat jetoj ne gjenev te Zvicrres ....... Ju uroj te gjithve shendet, e lumturi ne jet. Kam lexu per fshatin Smir qfar fisi jem,kush ishin te paret e fshatit,po me intereson ta dij si apo qysh kush ja dha emrin SMIR dhe qka don te thot (SMIR) kurr se kam te qart prej askujt as pi prindve po as prej Historianve kam deshir ta dij qe din dikush te ma spjegoj faliminderit.......
 
 
#9 florentina latifi 2011-10-28 13:10
smira éshté fshati shumé i bukur me pelqen shumé shumé dhe jam e lumtur kur shkoj si dhe fshataret e smires jan shum te recpektuar dhe jan shum intelegjenta veq kush i ka inati fshatit smiré ne fshatin smiré nuk jam e lindur une po e kam familjen ma te bukur te babait tim qe e dua shum dhe i respektoj dhe i prshendes nga zemra dhe ju deshiroj jet te lumtur ne smiré :lol: ;-) e prshendes xhyshin tim ramush latifi me familje te lagja e deshmorve ne smiré ju dua shum tung smirali :-)
 
 
#8 luljeta 2011-10-28 10:00
smira asht ni vend shum i bukur dhe ikaa bukurit e veta malet qe e zbukurojn fshatin dhe un aty y rrita me ni skaj te fshatit dhe jam shum shum e lumtur si jam e smires e dua vendin tim :lol: si valet e detit te ardht lumturija si pellumb i bardh te ardht dashurija endrrat e juaja u befshin realitet fat dhe dashuri sod e 100 vjet per ju fshati im i dashur :cry:
 

Add comment

Komentet që përmbajnë fyerje, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen.
Ju faleminderit për mirëkuptim.

Security code
Refresh

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Wednesday Thursday Friday