Fshati Smirë

Këshilla për bujq

Rekomandime për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore

Arben_Mehmeti_2_320x200Prof. Dr. Arben Mehmeti, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë

 Përmirësimi i  disa masave  teknologjike te kultivimit te drithërave, pemëve dhe perimeve, duke filluar nga zgjedhja e farës e deri te vjelja dhe plasmani i tyre ne treg.
Rritja e cilësisë së prodhimeve, ne përputhje me kërkesat bashkëkohore te tregut dhe standardet Evropiane.
Prodhimi i perimeve në tunele (serra) si psh. domatja, speci, trangulli, sallata etj. apo në fushë të hapur (të mbjellat speciale, siç është lulelakra, fasulja e njomë, brokoli dhe sallata) nuk kanë nevojë për ferma shumë të mëdha,  për dallim nga kulturat e mekanizuara, siç janë ato për industri (domatja, trangulli etj), patatja dhe kulturat lavërtare (drithërat, bimët foragjere etj.).


Përdorimi i ujitjes pikë-pikë, pasi që efektiviteti i ujitjes me pika përllogaritet në 75-95 %, kundrejt vetëm 25-50 % të ujitjeve sipërfaqësore me hulli dhe 70-80 % të ujitjeve në formë shiu.
Ujitja me pika minimizon humbjet e ujit për shkak të evapotranspirimit, rrjedhjeve sipërfaqësore dhe depërtimit në thellësi të tokës. Rritet efektiviteti i shfrytëzimit të energjisë. Sistemet e ujitjes me pika funksionojnë në presione të ulëta dhe për këtë arsye kërkojnë më pak shpenzime për energji.
Me ujitje pikë-pikë zvogëlohet mundësia e shfaqjes së sëmundjeve dhe barërave të këqija. Meqenëse gjatë ujitjes me pika gjethet e bimëve mbeten të thata, kufizohet ndjeshëm mundësia e zhvillimit të sëmundjeve.

 

Praktika moderne e plehërimit mbështetet  në aplikimin e pandërprerë të plehrave, në çdo ujitje. Megjithatë, shpesh është e këshillueshme që përpara mbjelljes së bimëve të përdoret një sasi plehrash, në formën e plehërimit bazë.

Materiali mbjellës i çdo kulture duhet të jetë cilësor për të arritur rendimente dhe cilësi të mirë.
Për pataten ka më shumë detaje, pasi që mbillet  në çdo familje
Patatja kërkon toka të kulluara, të shkrifta, të përshkueshme nga uji, ajri dhe nxehtësia, që të zhvillohen mirë stolonet dhe zhardhokët. Në toka të ngjeshura rrënjet zhvillohen dobët, stolonet degëzohen, fitojmë zhardhokë të deformuar dhe organet nëntokësore nuk i plotësojnë kërkesat me oksigjen.

 


Plehërimi i patates:

Për varietetet e hershme:   Për varietetet e vonshme:
100-140 kg/N    140-200 kg/N
110-150 kg/P205    110-150 kg/P205
160-260 kg/K20    200-350 kg/K20.

Gjatë  kultivimit të patates fermerët për zgjedhjen e varietetit duhet te kenë parasyshe:
• Varieteti të ketë potencial të lartë prodhues dhe që kërkohet nga tregu.
• Varieteti t’u përshtatet kushteve klimatiko-tokësore të rajonit kultivues.
• Të zgjidhet varieteti që u reziston patogjenëve (sëmundjeve) që paraqiten në atë rajon.
• Materiali mbjellës të jetë cilësor 

Koha, dendësia, norma, distancat dhe thellësia e mbjelljes të bëhen në afate, norma dhe precizitet, varësisht nga karakteristikat e varietetit dhe kushtet e kultivimit.

Ujitja aty ku ka kushte dhe mundësi të zbatohet sipas kërkesave të bimëve, posaçërisht në fazat kritike të rritjes dhe zhvillimit të tyre.

Vëmëndje t’u kushtohet kontrollit të sëmundjeve, dëmtuesve dhe barërave të këqija si nëpërmjet masave agronomike, ashtu edhe trajtimeve me preparate kimike dhe biopesticide.

Për kultivimin e fidanëve (rasadit) të perimeve duhet pasur parasysh:
• Kultivimi i fidaneve tё perimeve nё kaseta (kubik)
• Pёrdorimi i substrateve tё pёrshtatshme pёr kultivimin e fidanëve
• Ndёrrimi i fidanëve tё perimeve nё vendin e pёrhershёm sё bashku me substratin e tij (jo me sistem rrёnjor tё zhveshur)
• Pёrdorimi i sistemit tё ujitjes pikё-pikё
• Tё ushqyerit e bimёve pёrmes sistemit tё ujitjes (fertigimi)
• Mundёsitё e kultivimit mё herët nё pranverё deri nё vjeshtёn e vonshme tё kёtyre llojeve tё perimeve, pёrmes mbulimit tё rendeve nё fushё me folie plastike
• Kultivimi i shalqirit pёrmes shartimit dhe
• Kultivarёt (hibridet) e rinj, me produktivitet tё lartё.


Zgjedhja e tokës për mbjellje ka rëndësi dhe zakonisht tokat me ekspozicion nga dielli janë më të mira, ndërsa  tokat më të përshtatshme për mbjelljen e perimeve janë:
 tokat e lehta
 tokat e shkrifta
 tokat e përshkueshme
 tokat e thella
 tokat me struktur të mirë
 tokat te pasura me humus
 tokat te painfektuara nga barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit


Më rëndësi në qarkullimin bimor ka edhe njohja e grupimeve të perimeve në familje:

Familja solanore (Solonaceae) – speci, domatja, patlixhani, patatja
Familja bishtajore (Fabaceae) – fasulja kokërr, fasulja bishtajore,
Familja kungullore (Cucurbitaceae) kastraveci, bostani, pjepri, kungulli
Familja qepore (Aliliaceae) qepa, hudhra, preshi,
Familja kryqore (Brassicaceae) lakrat e ndryshme, rrepat
Familja labotore (Chenopodiaceae) spinaqi, labotën
Familja mëllagore (Malvaceae) bamja etj.


Qarkullimi i vogël bëhet brenda një viti me lëvizjen e kulturave perimore brenda një parcele (kopshti). Kjo bëhet pas një viti. Dihet së perimet e së njëjtës familje preken nga të njëjtat sëmundje.

Viti i I                                                     Viti i II

1. Fasule bishtajë                                   1. Qepë e thatë 
2. Karrotë                                               2. Fasule bishtajë
3. Kastravec                                          3. Karrotë
4. Domate                                               4. Kastravecë 

Qarkullimi i madh realizohet atëherë kur bëjmë qarkullimin e perimeve me kultura të tjera joperimore, parcela e perimeve një herë në 4-5 vjet mbillet me kultura joperimore.

.1.Fasule bishtajë                                Grurë
2. Karotë                                                ose
3. Trangull                                            Misër
4. Domate                                              ose
5. Qepë                                               Jonxhë

Qarkullimi i kombinuar

1. Grurë                                          Shalqin
2. Domate                                     Grurë
3. Trangull                                      Domate
4. Spec                                         Trangull
5. Shalqin                                     Spec

 

Comments 

 
#13 Milaim Elezi 2013-03-06 12:46
kush veq pershendetje dhe te uroj shendet ksi pro dr na duhen veq suksese veq perpara vetem suksese
 
 
#12 gazmir 2013-03-04 13:22
pershendetje i nderuar. prof dr. arben jam nje bujk i ri dhe do te dija si mund te mblell shalqi cfare kushtesh duhen per token qe kam une per terbufin (lushnje) dhesi mund te arrij rezultate sa me te kaneqshme .
 
 
#11 lulzim sinani 2013-02-18 12:43
persh profesor desha te di me shum per kultivimin e kerpudhave
 
 
#10 azizi 2013-01-08 21:31
pershendetje prof
kam nje pytje a ka ndonje kompani qe merret me montimin e seres nga xhami
 
 
#9 qerim loshaj 2012-06-04 05:52
Pershendetje

Ju pergeqezoj per kete faqe per ndihem fermerve te ndryshem. Mua po me intereson rreth kultivimit te kepurdhave, si rriten dhe ku mund ti gjeje farat.

Me respekt Qerim Loshaj nga Istogu.
 
 
#8 Raif ramadani 2012-05-01 08:27
Pershendetje speciale per Arbenin dhe e uroj per kete iniciativ qe e ka marr ti ndihmoj njerezit te cilet jan te interesuar per prodhimet bujqesore qe puna e tyre te mos shkoj huq pasi siq po shifet ne Kosove nuk ka mundesi tjeter punesimi apo fitim perveq nga Bujqesia edhe ate me shum mund e pak fitim,dhe i ikisha keshilluar njerezit qe mos te hezitoj te pyesin Arbenin sepse me te vertet nuk perton dhe se i njef gjerat dhe do te ju ndihmoj ndoshta edhe jasht mundesive,pra pershendetje e sukses per te gjith bujqit dhe Arbenin po edhe Tefikin gjithashtu
 
 
#7 Tefik Salihu 2012-05-01 06:55
Përgjigje për Samirin

Trangujt janë shumë të ndieshme ndaj sëmundjeve (sidomos vrugut), në fakt pa kryer ndonjë analizë laboratorike është vështirë të diagnostifikohe t se çka është në pyetje: mungesa e ndonjë mikroelementi apo ndonjë sëmundje (patogjen). Sidoqoftë, ju preferoj të përdorni fungicide në bazë të propamokarb fosetilit, fosetil-aluminiumit apo bakrit. Duhet të keni paraqysh për kohën e vjeljes dhe të respektohet karenca (koha prej momentit të trajtimit e deri te vjelja e tranfullit), prandaj ju propozoj të zgjedhni fungicidin i cili ka karencë më të shkurtër.

Nga Prof. Dr. Arben Mehmeti
 
 
#6 Tefik Salihu 2012-05-01 06:51
Përgjigje për Hatën

Sa i përket farave (sporeve) për llojin e kërpudhave shampinjon, shumë vështirë është të gjinden në vendin tonë. Kryesisht importohen nga jashtë ( më së shumti nga Hungaria), por duhet të keni parasysh se me rëndësi është edhe komposti (substrati) për kultivimin e kërpudhave. Gjithashtu ju informoj se është e mundur të gjindet fara (sporet) në vendin tonë, por ato nuk janë të kualitetit të lartë.

Nga Prof. Dr. Arben Mehmeti
 
 
#5 Tefik Salihu 2012-05-01 06:38
Përgjigje për Nehat Salihun

Mundësisht më tregoni më detajisht se çka ju intereson për duhanin (kultivimi në përgjithësi), pasi kjo kulturë shumë pak mbillet në vendin tonë viteve të fundit, pasi fermerët nuk kanë ku ta dërgojnë për përpunim final.

Prof. Dr. Arben Mehmeti
 
 
#4 zahir 2012-04-29 11:35
me intereson si mundem dhe ku ti gjej fara rasadi per kultivimin e kepurdhave shampione ju faliminderit per pirkuptim ju lutem me ktheni nji pergjigjje
 
 
#3 samir 2012-04-10 19:35
pershendetje.
I nderuari.Prof. Dr. Arben
kam kultivuar trangull var. darina ku per momentin jemi ne fazen e paravjeljes brenda 10 dite. mirepo ne gjethe eshte paraqitur zverdhja per rreth gjethes. a eshte mangesi e pleherimit apo ndonje smundje.
me respekt.
Samiri nga lushnja
 
 
#2 hata 2012-04-01 14:32
me intereson si mundem dhe ku ti gjej fara rasadi per kultivimin e kepurdhave shampione ju faliminderit per pirkuptim ju lutem me ktheni nji pergjigjje
 
 
#1 nehat salihu 2012-01-16 11:06
punimi eshte i cituar mire por kisha pas deshir te di per duhanin diqka sepse kjo kultur ka qen e perhapur ne anamorave
 

Add comment

Komentet që përmbajnë fyerje, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen.
Ju faleminderit për mirëkuptim.

Security code
Refresh

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Saturday Sunday Monday