Drejtori i Shkollës ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti, sekretari Astrit Shabiu dhe punëtorët teknik Shpejtim Ibishi dhe Imer Bajrami, duke punuar vullnetarisht në vendosjen e rrethojës së oborrit të shkollës. Projekti është mbështetur me 1000 € nga komuna e Vitisë, kurse Drejtoria e Arsimit i ka siguruar edhe  kangjelat. Drejtori Sahiti ka falënderuar komunën dhe drejtorin komunal të Arsimit, Qahil Sinani,  për këtë mbështetje si dhe punonjësit e shkollës dhe kompaninë N.T.P ‘Smira’, e cila ka ndihmuar me mjete punës. Sipas tij, po planifikohet edhe vendosja e derës hyrëse të oborrit të shkollës, për cka nevojiten mjete shtesë financiare.

Leave A Reply