Asfaltohet rruga te Varrezat e Bjeshkollavēs

0

Është asfaltuar sot rruga nga hyrja e Varrezave në Bregun e Bjeshkollavës  e deri te përmendorja e dëshmorëve Mirali e Hebib Sejdiu dhe Skender Salihu. Ky projekt është financuar nga Komuna e Vitisë. Kjo rrugë mbi 300m e gjatë dhe 3m e gjerë, ishte rregulluar më herët me kanale dhe ishte shtruar me zhavorr poashtu nga buxheti komunal.

Këshilli i fshatit Smirë është shprehur mirënjohës për këtë investim, i cili do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të banorëve në atë pjesë, pasi Bregu i Bjeshkollavës është zonë me rëndësi të veçantë, për shkak se aty janë zhvilluar  ngjarje në disa periudha historike.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara