Haliti: Vitia shembull i organizimit ambiental në Kosovë

0

Në organizimin e institucioneve komunale, edhe në Viti sot u shënua 5 Qershori-Dita Botërore e Mjedisit. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuesve të pushtetit lokal, të udhëhequr nga kryetari Sokol Haliti, përfaqësues të KFOR-it amerikan, FSK-së, Policisë së Kosovës, Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, institucioney shëndetësore e shkollore, ndërmarrjet publike “Eco Higjiena” dhe “Hidromorava”, këshillat e fshatrave, organizatat dhe shoqatat joqeveritare dhe ato të grave, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe qytetarë. Ky aktivitet u karakterizua me mbjelljen e luleve dhe fidanëve, në qytetin e Vitisë, pastrimin e parkut të qytetit, ngjyrosjen e amfiteatrit të hapur tek parku dhe shkrimi i mesazheve vetëdijësuese. Poashtu u bë edhe pastrimi si i Lumit “Morava e Binçës” dhe hapësirat rreth lumit.
Kryetari Sokol Haliti tha se Vitia është shembull  i organizimit ambiental. “Ne do të vazhdojmë me projekte për ambientin, me gjelbërim, mbjelljen e bimëve dhe drunjve dekorativ, largimim e deponive ilegale, shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe parqeve, e punë të tjera, për të përmirësuar akoma më shumë mjedisin jetësor për qytetarët tanë edhe me ulëse, ndriçim, trotuare e shetitore”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai tha poashtu se kjo pjesëmarrje gjithëpërfshirëse tregon një rehabilitim dhe një kthim kah jeta dhe punët e përditshme, pas periudhës së vështirë që kemi kaluar me pandeminë e gripit.

Aktivitetet për mjedis do të vazhdojnë edhe nesër dhe pasnesër në lokalitete tjera.

Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara