Vazhdojnë punimet në Bregun e Bjeshkallavë

0

Edhe sot po vazhdojnë punimet për rregullimin e Bregut të Bjeshkallavës. Përmes makinerisë së rëndë po rrafshohet një pjesë në këtë zonë piktoreske e cila do të shndërrohet në vendparkim por edhe për rekreacion.
Punimet e sotshme janë vazhdim i projektit, në kuadër të të cilit, të dielën janë pastruar varrezat. Projekti po përkrahet me punë fizike nga shumë të rinj por edhe me mjete financiare nga biznese dhe individë nga Smira dhe mërgata.
Sipas organizatorëve ka nevojë akoma për mjete. Prandaj të gjithë ata që duan të kontribuojnë mund të kontaktojnë Njazi Fejzullahun në nr. +38349 123 354 Florent Imeri në mr. +38344 194 244 dhe Urim Zukën në nr. +38344 85 43 26.

 

 

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara