Shoqata “Smira” sërish ndihmon 40 familje smirase

0

Shoqata “Smira”, me seli në Gjenevë, ka ndihmuar sërish  një pjesë të banorëve me gjendje më të rrezikuar financiare në Smirë.   Kësaj radhe  Këshilli i Fshatit, nga mjetet që kjo shoqatë i ka dërguar më herët,  40 familjeve në nevojë, në prag të Festës së Bajramit, ua ka ndarë nga 30 €, pra gjithsej 1200 €.

Ditë më parë  nga mjetet financiare që shoqata kishte dërguar për smirasit në nevojë për ta zbutur gjendjen e krijuar nga pandemia, janë ndarë edhe 40 pako ushqimore.

Këshilli i Fshatit Smirë shpreh gjithë respektin për këtë kujdes nga mërgata smirase, e cila është përgjigjur saherë ka pasur nevojë.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara