Shoqata “Smira” për Smirën

1

Katërdhjetë (40) pako  ushqimore e higjienike janë shpërndarë sot nga Këshilli i Fshatit Smirë familjeve me gjendje më të rënduar financiare, shkaku i gjendjes së krijuar nga pandemia e gripit.

Këto të mira materiale janë blerë nga mjetet financiare që Shoqata “Smira”, me seli në Gjenevë i ka dërguar ditë më parë për të zbutur  gjendjen socio-ekonomike në fshat në kohë pandemie.

Këshilli i Fshatit Smirë shpreh mirënjohje të thellë për këtë kujdes si dhe njeh edhe komtributin dhe mbështetjen që kanë dhënë e po japin dhuruesit tjerë. Ky këshill vlerëson dhe çmon lart çdo ndihmë qê vjen në shenjë të solidaritetit në këtë fazë të vështirë që po kalon shoqëria.

Shpërndaje

1 Koment

  1. Valbona ibrahimi buzaki on

    Bonjour a touts et toute je me interesse a votre sociter a smir car moi aussi je vien de la bas

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara