Përkujtohen dëshmorët Bafti Haxhiu e Salih Zenuni

0

Në 21-vjetorin e rënies janë përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni.

Udhëheqës komunal të Vitisë, përfaqësues të OVL-së së UÇK-së, bashkëluftëtarë e familjarë të tyre, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh mbi varret e këtyre dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Vepra dhe sakrifica e Baftiut dhe Salihut u çmuan lart nga të pranishmit në homazhe, duke u cilësuar ai udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para një viti  ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorët e UÇK-së, Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni.

Ata ranë heroikisht në betejënn e lavdishme të Pashtrikut, në Gorozhup të Hasit.

 

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara