Pako nga buxheti i Komunës së Vitisê për 40 familje në Smirë

0

Katërdhjetë (40) familje me gjendje më të rrezikuar financiare, si pasojë e pandemisë me Covid 19, kanë përfituar sot pako ushqimore dhe detergjent që janë siguruar nga buxheti i Komunës së Vitisë.

Ditë më parë, si pjesë e kësaj pakoje emergjente institucionale janë shpërndarë edhe  80 thasë miell nga 25 kg.

Këahilli i fshatit Smirë ka shprehur konsideratë për këtë mbështetje nga buxheti komunal i miratuar enkas nga Kuvendi i Komunës së Vitisë për kohën e pandemisë.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara