Shkolla kujton 73-vjetorin e funksionimit dhe 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Smirës

0

Shkolla Fillore e Mesme dhe e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, përmes një postimi në Facebook, kujton 73-vjetorin e funksionimit si dhe 21-vjerorin e rënies së dëshmorëve smiras në vitin 1999.
Në postim theksohet përkushtimi 73 vjrçar i një institucioni që ka bartur një barrë të rëndë, jo vetëm për të përgatitur kuadro të arsimuara, por edhe të mbajë gjallë vetëdijen për kombin dhe shoqërinë, duke qenë jorrallë prijës i lirisë sonë. Sipas postimit, në kë kuptim, dëshmorët e kombit i japin gjallëri lirisë. Ata janë krenaria dhe inspirimi i gjeneratave të reja për të dashur dhe nderuar atdheun. Ata janë vet liria. Lavdi dëshmorëve të Smirës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!
“Të dashur miq të shkollës sonë, në këtë ditë të shënuar për shkollën tonë, kujtojmë kuadrot e para të këtij institucioni të cilët me punë dhe përkushtim hapên shtigje për një arsimim më të mirë duke krijuar hapësirë ku fjala e lirë dhe mendimi kritik zhvilloheshn duke promovuar liritë individuale dhe kolektive në këtë hapësirë. Ky rrugëtim përkundër kushteve të vështira ekonomike, rrethanave të rënda politike, trysnisë barbare nga pushtuesi, atyre që derdhën djersë e mund, nga ata që sot na mungojnë, ata që aot janë veteran të arsimit, deri te personeli që sot është në procesin mësimor.
Kjo ditë po kujtohet në rrethana pandemie, me shpresë se herave tjera Ditën e shkollës dhe përkujtimin e dëshmorëve do t’i shënojmë në rretana normale.
Urime nxënës, mësimdhënës dhe miq, Dita e Shkollës!
Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar drejtori Xhavit Sahiti.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara