Shërohet stubllani, i cili ishte pacienti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë

0

77 vjeçari nga Stublla e Epërme, i cili ishte i infektuari i parë në Kosovë nga koronavirus, ka dalur negativ edhe në testit e dytë të Covid-19, transmeton Plus Televizion.

Lajmi është konfirmuar për PlusTV nga i pari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili përmes komunikimeve zyrtare ka pranuar informacionin se 77 vjeçari, i cili ishte infektuar gjatë një vizite tek të afërmit e tij në Itali, tashmë konsiderohet i shëruar plotësisht.

Infektimi i 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë, kishte ndodhur në shtetin Italian. Ai ishte kthyer në Kosovë dhe i kishte infektuar edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, por të cilët gëzojnë shëndet të mirë dhe janë duke u trajtuar në shtëpi.

Komuna e Vitisë po vlerësohet lartë nga insitucionet relevante për menaxhimin e shkëlqyer të gjendjes së krijuar nga pandemia koronavirus, ku përveç 7 rasteve të konfirmuara me Covid-19, deri më tash nuk ka pasur asnjë rast të ri. /PlusTV/

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara