Nga e hëna mësimi në distancë në shumicën e lëndëve

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se që nga e hëna më 6 prill 2020, mësimi online për klasat 1-9, do të mbahet në shumicën e lëndëve.

“Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës! Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas kalendarit të bashkëlidhur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e miistres Hykmete Bajrami.

Ja orari i ri në RTK4:

 

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara