Nderime të larta për dëshmorët e Smirës dhe të Lubishtës

0

Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, së bashku edhe me organizatat e dala nga lufta dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, kanë vendosur kurora lulesh.
Homazhe sot bënë edhe qytetarë, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave të tjerë.
Me këtë rast ata përkujtuan dhe mderuan dëshmorët e këtyre lokaliteteve të cilët ranë për lirinë e Kosovës. Vepra dhe sakrifica e tyre u vlerësua lart nga të pranishmit.
Dëshmorët e Smirë dhe të Lubishtës ranë pikërisht më 5 prill të vitit 1999 gjatë operacioneve dhe ofenzivave ushtarake e policore serbe që u zhvilluan atê ditë në këto dy fshatra.
Aktivitete tjera me rastin e këtij përvjetori nuk do të ketë, shkaku i gjendjes aktuale.

 

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara