Super marketi “Beni Impex” në Smirë po i kontribuon gjendjes emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisê me Koronavirus, duke iu ofruar konsumatorëve mundësinë e blerjes nga shtëpia.

“Për të shmangur daljen e qytetarëve në këtë kohë, kur nga institucionet shëndetësore po kërkohet qëndrimi në shtëpi dhe kujdes i shtuar, ne kemi filluar të promovojmë blerjen nga shtëpia. Kështu do të ruhet shëndeti i tyre dhe të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit”, ka thënë menaxheri Arben Ibishi.

Ai shpjegon se konsumatorët mund të shkruajnë porosinë me artikujt që duan t’i blejnë. Pagesa bëhet me kartelë bankare ose me para në dorë. Kurse, transporti bëhet gratis.

Arben Ibishi ka treguar se tashmë kanë marrë porositë e para, ndërkaq në të aedhmen e afërt planifikojnë ta krijojnë edhe dyqanin për blerje online.

Leave A Reply