Vitia e izoluar kërkon mbështetje

0

Shtabi Emergjent i Komunës së Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, po bën maksimumin për t`iu dalë në ballë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve për furnizim me ushqime dhe me pajisje mbrojtëse.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thotë se u nevojitet furnizim me ushqim, rroba mbrojtëse dhe materiale të tjera për ta luftuar koronavirusin. Megjithatë, sipas tij situata është stabile në Viti. “Ushqim ka, por jo mjaftueshëm, pasi jemi në karantinë, mos të kishim qenë në karantinë nuk kishte me qenë shumë problem. Kjo furnizimin e vështirëson. Situata për momentin është nën kontrollë. Jemi duke u mundu me kapacitetet që kemi. Furnizim kemi pas në një sasi të vogël nga Minsitria e Shëndetëssië dhe disa donator privat, por nuk mjaftojnë. Për këtë javë na është premtuar se do të na sjellin edhe një kontigjent, por akoma nuk na ka ardhë”, ka thënë Sokol Haliti.

Haliti ka thënë se Komuna e Vitisë po mban kontakte të rregullta me nivelin qendror dhe me këshillat e fshatrave si dhe me komponenën shëndetësore dhe me Policinë për të koordinuar veprimet në funksion të ndërprerjes së zingjirit të përhapjes së Koronavirusit.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara