Nga e hëna fillon mësimi nga distanca

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se nga e hëna  do të fillojë mësimi në distancë për klasat e para deri në klasën e pestë për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë. Kurse, në një platformë tjetër do të vihen në dispozicion të gjitha përmbajtjet tjera për mësim alternativ.

Ajo në një konferencë për media ka shtuar se materialet do të transmetohen në RTK1 dhe RTK4, nga ora 11:15

Sipas saj, nga java e ardhshme do të punohet për klasën e gjashtë deri të nëntën.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara