Familja Azizi mbyll të pamen shkaku i pandemisë

1

Familja Azizi nga Smira njofton se pas vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për anulimin e manifestimeve fetare e familjare, shkaku i pandemisë, ka mbyllur të pamen për Hajrie Azizin.
Sot ishte dita e parë e ngushëllimeve për të dhe ishte paraparë të vazhdojë edhe dy ditë të tjera. Hajrie Azizi ndërroi jetë të enjten, në moshën 85 vjeçare.

Këtë vendim familja Azizi e mori edhe pas rekomandimit të imamit të Xhamisë së Smirës, Ardi Elezi.

Familja Azizi kërkon mirëkuptim dhe falënderon të gjithë ata që morën pjesë në varrim dhe që shprehën ngushëllime në forma të ndryshme.

Shpërndaje

1 Koment

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara