Elkos Group dhe ETC ndihmuan 20 familje me pako ushqimore në Smirë

0

Kompania Elkos Group dhe ETC kanë dhuruar sot pako ushqimore për 20 familje në fshatin Smirë.

Pakot janë përbërë nga një thes miell 25 kg, 2 litra qumësht dhe 2 litra lëngje.

Këshilli i Fshatit,  i cili ka bërë shpërndarjen e ndihmave e ka falënderuar donatorin për këtë mbështetje.

Ndryshe këto ndihma janë në kuadër të ndihmave që Elkos Group dhe ETC dhanë sot për 400 familje në nevojë të Komunës së Vitisë.

Nënryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu falënderoj këtë kompani për donacionin e dhënë. Sipas tij, prej paraqitjes së virusit Covid-19 e deri më tani në Viti nga donatorët të ndryshëm janë ndihmuar 800 familje në nevojë nga të gjitha fshatrat e kësaj komune.

Dje ndihma për 100 familje në Komunën e Vitisë ka sjellë edhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Aliu bëri me dije se lista e përfituesve të këtyre ndihmave është hartuar në bashkëpunim me këshillat e fshatrave.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara