Bëhet thirrje për më shumë kujdes dhe reduktim të lëvizjeve

0

Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së KOsovës që të kenë kujdes dhe të reduktojnë lëvizjet e panevojshme.

“Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, i cili aktualisht është i lokalizuar. Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga Ministrie e Shëndetësisë dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare. TA PARANDALOJMË KËTË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!”, thuhet në thirrjen që IKSHP iu bën qytetarëve

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara