Prof. Rainer kthehet sërish në Smirë

0

Saherë që i jepet mundësia kthehet pak edhe në Smirë. Prof. Rainer Waldhardt, i shoqëruar nga Prof. Arben Mehmeti, mbrëmë është pritur nga Këshilli i fshatit dhe është njoftuar me zhvillimet aktuale këtu dhe planet për të ardhmen.
Kryetari i Këshillit të Fshatit Smirë, Tajar Hyseni e ka falënderuar Prof. Rainer për interesimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe marrëdhënje të dyanshme.
E Prof. Rainer në bisedë me drejtorin e shkollës Xhavit Sahiti kanë shqyrtuar mundësinë e krijimit të një pjese të energjisë alternative përmes paneleve solare që do të mund të vendoseshin nē kulmin e shkollës apo edhe përmes mbetjeve të drunjve që do të përdoreshin për ngrohjen qendrore. Për gjetjen e fondeve tha se do të interesohet profesori gjerman.
Vitia dhe Kirchhain përkatësisht Smira dhe Kleinselhheim kanë vendosur marrëdhënje bashkëpunimi në fushën e ruajtjes së mjedisit dhe energjisë së ripërtëritshme. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, pranverën e kaluar janë mbjellur drunjë në të dy anët përgjatë rrugës kryesore të fshatit, të financuar nga Qeveria Gjermane, përmes Engagement Global.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara