Kyçja individuale e banorëve të Smirës në rrjetin e ujësjellësit

0

Këshilli i Fshatit Smirë dhe Kompania Rajonale e Ujit “Hidromorava”, në një takim të mbajtur në Smirë, kanë njoftuar banorët me procedurat dhe rregullat e kyçjes individuale në rrjetin e ujësjellësit të fshatit. Kyetari i Këshillit të Fshatit Tajar Hyseni i ka njoftuar të pranishmit me temën që do të dikutohet në takim dhe i ka falënderuar për pjesëmarrje dhe interesimin e shprehur. Përfaqësuesi i Kompanisë “Hidromorava”, Kemur Mustafa, ka shpjeguar se lidhja në sistemin e ujësjellësit do të jetë individuale, pra secili duhet të paguajë për këtë shërbim. Sipas tij, pagesa duhet të bëhet tek kompania e cila do të marrë përsipër për të bërë instalimet. Mustafa ka bërë me dije se Kompania “Hidrormorava” standardin e kyçjes e ka 15 m largësi, kurse për cdo metër shtesë paguhet plus. “Inkurajojmë qytetarët që të vendosin sa më parë të kyçen, në mënyrë që edhe uji të vijë më shpejt nga stacioni ujëmbledhës në Letnicë. Testimi dhe mbulimi i zonave me gypa do të bëhet dhe shpresojmë të përfundojë shpejt”, ka thënë ai.

Nga të pranishmit janë ngritur disa çështje si: Kapaciteti i ujit që do të rrjedhë në gypa; shqetësimi se kyçja mund t`ju kushtojë shtrenjtë banorëve; pastaj u kërkua që projekti të vizitohet nga CDI dhe inxhinerët e komunës, pasi rrjeti nuk është shtrirë në të gjitha pjesët. Poashtu u tha se janë shtrirë vetëm 18 mijë metra rrjet, në vend të 22 mijë metrave. Pati  vërejtje se projekti ideor nuk është prezantuar asnjëherë etj.

Kemur Mustafa është përgjigjur se furnizim me ujë në fillim, nuk do të ketë 24 orë. Sipas tij, me kapacitetin aktual, nëse supozohet që kycja bëhet sot, nuk do të ketë ujë më shumë se 3-4 orë në ditë. Por ai tha se kapaciteti mbetet të rritet nga CDI dhe Komuna e Vitisë. Ai shtoi se nuk do të ketë një fazë të dytë. Sipas tij projekti është dashur të prezantohet në fillim në mënyrë që banorët të njoftohen me detajet.

Sidoqoftë, kishte vlerësime se kyçja duhet të bëhet pavarësisht kostos, duke e ditur rëndësinë e ujit. U kërkua që kompetentët të sqarojnë më tepër dhe të sensibilizojnë opinionin lidhur me procedurat e mëtutjeshme të fazës së kyçjes në rrjet.

 

 

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara