Kryetari Haliti përgëzon ekipin e vajzave nga Smira në futsall

0

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim nxënësit dhe përfaqësuesit të Shkollës së Mesme Fillore të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira , konkretisht vajzat e kësaj shkolle, të cilat kanë marrë pjesë në garat e ndryshme të futsallit nga janë kthyer me rezultate inkurajuese. Drejtori i shkollë, Xhavit Sahiti, bëri me dije se vitin e shkuar vajzat kanë zënë vendin e dytë  në garat republikane në futsall. Ndërkaq kryetari Haliti i përgëzoj për sukseset e arritura dhe potencoi se Komuna e Vitisë, do të shikojë mundësitë e përkrahjes së tyre.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara