Kryetari Haliti diskutoi me Prof. Waldhardt rreth mundësisë për vazhdimin e bashkëpunimit Viti-Kirchhain

0

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it, me të cilën Komuna e Vitisë ka bashkëpunim në kuadër të agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe profesor Arben Mehmeti, nga Universiteti “Hasan Prishtina”. Aty është folur për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Komunën Kirchhain të Gjermanisë.

Kryetari Haliti ndër tjerash e ka çmuar lart bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me Kirchhainin e Gjermanisë por edhe bashkëpunimin e fshatit Smirë me fshatin Kleinselheim të kësaj komune gjermane me të cilën janë realizuar edhe projekte të dy fshatrat që janë partnere. Ai potencoi se këtë bashkëpunim të mirë kjo komunë është e interesuar të vazhdoj edhe në projekte të tjera në veçanti në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe të planifikimit.
Ndërkaq edhe Prof. Waldhardt u shpreh se ata janë të interesuar të bashkëpunojnë mes veti duke potencuar se do të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Ai potencoi se do të loboj edhe tek ndërmarrjet gjermane me qëllim që ato të shikojnë mundësitë e investimeve në këtë komunë si në menaxhimin e mbeturinave, planifikimin urban dhe komunal ashtu edhe në përdorimin e energjisë alternative të pastër. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë bashkëpunim.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara