Foto lajm: Smira gjithnjë në fokus të mediave

0

Studentja e Gazetarisë në Universitetin  Sorbonne në Paris, si dhe gazetare në gazetën e njohur nacionale franceze “L’equipe”, Lise Boulesteix, duke bërë fotografi në periferi të Smirës së Vitisë. Ajo ka trajtuar ndikimin e kontributit të diasporës në ekonominë e komunitetit smiras dhe ka vizituar edhe shkollën e fshatit.
Gazetarja nga Parisi tha se këtë temë ia kishin aprovuar profesorët e saj si detyrë të studimeve,  kurse kontaktin e kishte vënë përmes gazetarit Tefik Salihu, pasi kishte hasur në disa artikuj për Smirën.

Lise Boulesteix është pjesë e një ekipi prej 32 studentëve të cilët po vizitojnë shtetin më të ri në Evropë-Kosovën. Shkrimet e tyre po botohen në blogun:  http://lechosovo.fr/

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara