Fatbardha Emini- zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

0

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, nga LDK, është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në komunikatë.

Duke i uruar suksese në detyrën e re, Kurti tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.

Emini është zëvendësminstrja e dytë nga Komuna e Vitisë  në qeverinë  e re. Ditë më parë Imri Demelezi, nga Vetëvedoaje, u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara