SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, shkaku i tërmetit që goditi Shqipërinë.

“Njoftojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që nesër ( 27.11.2019, e mërkurë) nuk do të ketë program festiv për 28 Nëntorin (Festën e Flamurit ). Pra anulohen të gjitha aktivitetet festive në shkollën tonë për arsye të solidarizimit me shqiptarët e Shqipërisë pas fatkeqësisë natyrore që ndodhi sot”, thuhet në njoftim.

Shkolla e Smirës më tutje u shpreh ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre, duke u lutur që të ketë sa më pak viktima.

Përndryshe mësimi në shkollë do të mbahet sipas orarit të rregullt në të dy ndërrimet.

Leave A Reply