Komuna e Vitisë nis aksionin për mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë

0

Komuna e Vitisë njofton qytetarët, bizneset dhe ndërmarrjet tjera afariste, organizatat e shoqatat si dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, se mund të kontribuojnë kryesisht me mjete financiare, por edhe me artikuj ushqimor të konzervuar.

Mjetet financiare mund të deponohen në llogarinë bankare: 1302003012569631 në BpB.
Kurse të mirat materiale në ushqime do të pranohen nha Kryqi i Kuq dhe Shoqata Humanitare “Nëna Terezë”, në objektin e Njësisë së zjarrfikësve në Viti prej 28 nëntor deri më 6 dhjetor, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
Për çdo informatë mund të kontaktoni koordinatorin e Komisionit Komunal për organizimin e grumbullimin e ndihmave humanitare për Republikën e Shqipërisë, Nexhmedin Jakupi, në nr: 044 116 083.

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara