Iku mësuesja shembull  dhe e dashur  Fatime Xheladini

1

Smira është në pikëllim  për mësuesen Fatime Xheladini. Ajo i mbylli dje sytë përgjithmonë, vetëm një orë pasi kishte përfunduar orarin e rregullt të punës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Lajmi për vdekjen e saj, në moshën 61 vjeçare, preku thellë të gjithë që e kanë njohur, sepse mësuesja Fatime, që nga viti 1982 si edukatore e nivelit parashkollor, ka përcjellë shumë gjenerata. Nxënësit, kolegët, prindërit, udhëheqja e shkollës dhe autoritetet lokale arsimore, i kanë bërë nderimet më të larta mësueses së urtë, të dashur  dhe të zellshme. Vepra dhe personaliteti i saj u lavdëruan nga të gjithë, por edhe nga folësit në ceremoninë e varrimit, kurse kontributi i saj u vlerësua lart.

“Mësuesja Fatime me punën dhe veprën e saj la gjurmë të përjetshme në shkollën tonë. Ishte mësuese e brezave të ri, ishte një eduaktore e mirë, një punëtore e zellshme dhe e dalluar. Personalitetin e mësueses Fatime e karakterizonte fisnikëria, sinqeriteti, përkushtimi në punë dhe virtyte tjera që e përcollën gjatë gjithë jetës. Puna, afërsia, nderi bëri që të shhquhej dhe të mbetej cdo herë shembull se sit ë punohej, Gjatë kohës sa punoi në shkollë, nxorri shumë gjenerata, nga dolën më vonë shumë ekspertë të lëmive të ndryshme. Mësuesja FAtime ishte e nderuar nga të gjithë, ishte e urtë dhe e dashur për të gjithë. Po ndahet vetëm fizikisht por ajo do të mbetet gjithmonë me ne, puna dhe vepra e saj cdo herë do të mbeten në mesin tonë. Me mendje e zemër në këtë ditë aq të hidhur, jemi pranë familjarëve dhe miqve të saj”, tha drejtori i Xhavit Sahit,në emër të shkollës, ku mësuesja Fatime punoi për plot 37 vite.

Paraprakisht gjatë ditës, në shenjë nderimi dhe respekti për punën e saj, kolektivi i shkollës organizoi mbledhje përkujtimore. Me këtë rast u vlerësua lart përkushtimi i saj shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin drejtoresha e DKA-së Fatbardha Emini me bashkëpunëtorë, kolegë dhe familjarë të të ndjerës.

Faleminderit mësuesja Fatime!

Shpërndaje

1 Koment

  1. Avni Halili on

    I qoftë i lehtë dheu mësueses Fatime,ishalla na i ka bërë hallall bukën që na i ka gatue në Drenogllavë gjatë luftës kjo është e vërteta.
    Na fal mësuese që kurrë nuk mundem të të falënderojmë për së gjalli!

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara