Andi (Afrim) Salihu nga Smira e Vitisë, ka udhëtuar me Kombëtaren e Kosovës në futboll U16, në Dubai, në një turne ndërkombëtar, pjesë e të cilit janë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Çekia dhe Belgjika.

Përzgjedhësi Besnik Kollari do t’i ketë në dispozicion 20 futbollistë, derisa ky turne do t’i ndihmojë për ta përgatitur ekipin për garat e ardhshme zyrtare për U17. FFK bën të ditur se Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Emiratave të Bashkuara Arabe, të dielën, më 10 shkurt. Pastaj, të martën, djelmoshat e drejtuar nga Kollari do ta sfidojnë Belgjikën, derisa ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë kundër Çekisë, të enjten më 14 shkurt.

Andi Salihu disa herë është ftuar në grumbullim nga përzgjedhësit për  grupmoshat e reja,  por kjo është hera e parë që vesh yrtarisht fanelën e Kosovës. Mbetet të shihet nëse Andi do të ketë paraqitje të mirë, që do t`i shtohen gjasat të ftohet sërish. Ai ka disa vite që po stërvit me klubin “Dinamo” të Ferizajt.

Andi është smirasi i dytë që ftohet në një paraqaitje zyrtare për Kosovën. Në maj të vitit 2918, ishte Dardan (Bardhyl) Ibishi, i cili  ka luajtur në një ndeshje kontrolluese në Durrës, kundër Shqipërisë, si pjesë e Kombëtares së Kosovës në Futboll U15.

 

 

Leave A Reply