Shoqëria Civile në komunën e Vitisë ka organizuar një takim me të gjitha subjektet politike, me qëllim të organizimit të protestës  për kyçjen e komunës së Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Gërlicë.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga LDK, AAK, LVV,  NISMA Socialdemorate, por mbështetjen e kanë konfirmuar edhe AKR dhe PDK.

Envet Haziri nga Shoqata e Bizneseve të Komunës së Vitisë  ka shprehur shqetësimin për izolimin që do të ju bëhet bizneseve vitiase si pasojë e mos kyçjes në Gërlicë. Përfaqësues nga shoqëria civile kanë folur për pasojat që do të kenë qytetarët e Vitisë nëse nuk do të ketë  kyçje, dhe për mënyrën e organizimit të kësaj proteste.

Të gjithë të pranishmit u pajtuan se është momenti i duhur për organizimin e një proteste paqësore për të ngritur shqetësimin e qytetarëve të komunës së Vitisë për kyçjen në fshatin Gërlicë.

Protesta do të organizohet në ditën e inaugurimit të segmentit Bibaj-Doganaj. /Plus TV/

Leave A Reply