Përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, këshilltarë komunal, grupit të grave dhe shoqërisë civile në Viti, në një punëtori të përbashkët kanë diskutuar për planin e veprimit për pjesëmarrjen aktive të grave në procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2016. Ibrahim Sefedini, koordinator i OJQ Elita, ka thënë se përvojat e mëhershme nga diskutimit publike të buxhetit komunal, kanë treguar se shumë pak gra ishin të përfshira në procesin e planifikimit të buxhetit, dhe kjo ka bërë që shumë projekte që gratë i shohin si më me interes mos të përfshihen në buxhetin komunal. Prandaj, shoqëria civile në bashkëpunim me grupin e grave e ka parë të arsyeshme që të hartoi një plan veprimi mbi bazën e së cilit do të koordinohen aktivitetet mes institucioneve dhe grupit të grave për një përfshirje më të madhe të gruas në planifikimin e buxhetit. Kurse,  Hasan Aliu, nënkryetar i komunës, është shprehur se çdo iniciativë që ndihmon në rritjen e nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikimin e buxhetit si dhe në proceset tjera vendimmarrëse, është me rëndësi për komunë, pasi institucionet komunale janë të interesuara që të ofrojnë qytetarët sa më afër vendimmarrjes. “ Në proceset e planifikimit të buxhetit që komuna ka zhvilluar në vitet paraprake, si shqetësim më I madh ishte mu pjesëmarrja e vogël e gruas në procesin e planifikimit të buxhetit, dhe për këtë komuna me gjitha kapacitetet e saja do të mbështesë hartimin e planit të veprimit ku grupi i grave do të parasheh aktivitet që janë në interes të fuqizimit të pozitës së gruas”, ka thënë Aliu. E Ibrahim Ramaj, drejtor për zhvillim ekonomik, ka thënë se në bazë të qarkores së parë buxhetore për vitin 2016 ,komuna do të ketë kapacitete edhe më të kufizuara për të mbështetur iniciativa dhe projekte për kategori të ndryshme të shoqërisë. Por, pavarësisht kësaj gratë mund të japin propozime konkrete që mund të gjejnë vend edhe në investimet kapitale. Kurse Mentor Rexhepi, ekspert pranë OJQ Elita, është shprehur se kjo organizatë do të mbështesë grupin e grave që të kenë një plan konkret me objektiva të qarta si dhe aktivitete që do të implementohen në drejtim të realizimit të projekteve që janë në interes për gratë. “Këtë plan krahas komunës, grupi I grave mund ti ofroi edhe donatorëve tjerë”, ka thënë Rexhepi. Kurse Xhylsime Qamili, kryetare e grupit të grave, ka theksuar se ky grup që përfshinë gratë asmableiste nga gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe mekanizmat tjerë, deri më tani aktivitetet e veta i ka zhvilluar në baza vullnetare. Por me planin e veprimit këto aktivitete do të shtohen pasi do të kenë edhe mbulesë financiare, kufizim ky që ka ndikuar që shumë plane të grupi të grave për këtë vit mos të realizohen. “ Jemi të gatshme të mbështesim çdo iniciativë që ndihmon në avancimin e pozitës së gruas, dhe me këtë plan do të kemi të qartë objektivat tona për të ardhmen”, ka thënë Qamili. Punëtoria me temë ”Plani I verimit të grupit të grave për planifikim të buxhetit”, është organizuar nga OJQ Elita në mbështetje të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Leave A Reply