Rëndësia e Smirës si vendbanim i  vjetër, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit. Gazeta e përditshme ‘Koha Ditore’, ka shkruar në numrin e së dielës gjerësisht për monumentet e zbuluara në vitin 1988, teksa në janarin e këtij viti po rrënoheshin muret e xhamisë së vjetër. Në artikullin e gazetarit Artan Krasniqi, kanë folur hoxha i fshatit, Gafurr Ramadani,  historian  Feriz Ahmeti si dhe arkeologia e njohur akademikja Edi Shukriu.  Ajo ka përshkruar në hollësi ditën kur është zbuluar stela e Smirës, të cilin e quan si njërin ndër monumentet më të vlefshme epigrafike, të gjetura deri më sot në Kosovë, për shkak të teonomisë që e sjell, paraqitjes unike të labirintit rrethor, paraqitjes së labirintit katërkëndësh dhe të arkitekturës katërfaqësore të saj, e cila duket për herë të parë në territorin e Kosovës. Gazetari iu ka referuar edhe rezultateve të studimit të  Edi Shukriut për këtë monument votive, të cilat i ka botuar në librin ‘Hyjnesha Dardane-Dea Dardanica’.

Për labirintin katërkëndësh Shukriu konstaton se se është një symbol jodardan. Megjithatë, ajoqë arkeologia zgjon vëmendje të veçantë është labirinti rrethor, i cili sipas saj, është ndihmesë e madhe për t`i kuptuar të gjtiha funksionet e mundshme të Hyjneshës Dardane.  ‘Labirinti rrethor përbëhet na një kompozicion më i gjerë, i cili e ndërlidh labirintin më hardhinë e rrushit, lerthin dhe nyjën profilaktike. Vetë labirinti është paraqitur në pjesën qendrore të kompozicionit. Nga hapësirat që ndërlidhen me njëra-tjetrën formohen gjashtë kryqe të thyera apo svastika, prezenca e së cilavee ka kuptim të shumëfishtë’, ka thënë Edi Shukriu për ‘Kohën Ditore’. Në përgjithësi, arkeologia Shukriu ka shkruar se paraqitjea e labirintit të qarkut të mbyllur dhe i gjithë monumenti shpreh një kompleks teotogonik, filozofik, kozmologjik dhe kozmogonik dardan.  ‘Ky labirint është paraqitja e parë e këtij lloji dhe është unik, pa analogji të imazhit dhe polisemantikës. Ndonëse për nga trajta iu gjason labirinteve parahistorike dhe atyre trojane dhe etrure, me kompleksitetin që përmban e bën të jetë mjaft të veçantë dhe njëkohësisht të jetë shprehje e një niveli mjaft të lartë të zhvillimit të mendimit folozofiko-religjioz’, ka shkruar ajo.

Artikulli përmend edhe faktet  se Këshilli i Kosovës për Trashëigimi Kulturore, si institucioni më i lartë i trashëgimisë kulturore në vend, e ka për logo të veten labirintin rrethor të Smirës, kurse së fundi, Filatelia e Kosovës e ka bërë atë pjesë të pullave postare. Gazeta konstaton se  të tilla monumente mund të fshihen diku nëpër Smirë, siç është guri me mbishkrim që gjendet në varrezat e Bjeshkallavës dhe bën thirrje që ndihet dora e shtetit për t`u lënë vend studiuesve që të merren me të.

Leave A Reply