Muhamet_MaliqiUdhëheqësi i SHKA. “Januz Ramadani”, nga Smira, Muhamet Maliqi, është nderuar nga Drejtoria komunale për Kulturë e Vitisë, me mirënjohje për kontributin e palodhshëm që ka dhënë në lëmin e kulturës. Muhamet Maliqi me angazhimin e tij në drejtimin dhe koordinimin e funksionimit të shoqërisë kulturo-artistike, ka dëshmuar përkushtimin e tij për të dhënë kontribut për komunitetin dhe për të shpërfaqur vlerat kulturore.

Kurse Vesa Salihu nga grupi i vallëzimit modern “Yjet”, u nderua me mirënjohje për promovimin e vallëzimit modern tek të rinjtë.  Vogëlushja Vesa Salihu, nxënëse e klasës së III në Smirë, ka marrë pjesë në manifestime të ndryshme të organizuara nga fshati dhe institucionet komunale. Ajo dhe anëtaret tjera të grupi, u kanë shërbyer si shembull i mirë të rinjve tjerë dhe i kanë motivuar që të merren me aktivitete të lira. Poashtu Vesa me grupin “Yjet”, ka marrë pjesë edhe në Manifestimin për Ditën e Fëmijëve në Ferizaj dhe në Festivalin Ndërkombëtar të fëmijëve “Ylberi i Prishtinës”.

 

Përveç kësaj, të dy këto grupe muzikore, edhe SHKA “Januz Ramadani” dhe Grupi “Yjet”, u çmuan lart për kontributin që ka dhënë për kulturën vitiase gjatë këtij viti, duke e përfaqësuar në mënyrë të denjë komunën.

155 Komente

Leave A Reply