Historiku i shkollës shqipe në Smirë

0

·Mesuesi_hajrush_320x200Shkollimi i shqiptarëve në· Kosovë,· poashtu edhe në Smirë, ishte i ndaluar apo i penguar nga pushtuesit e të gjitha kohërave. Smirasit janë shkolluar me vështirësi e peripeti të shumta. Njësoj si turqit, ashtu edhe pushteti serb, bullgar e përsëri serb, nuk lejuan shkollimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre. Përveç kësaj,· çdo veprimtari tjetër që synonte përhapjen e alfabetit shqip, ndiqej e dënohej. Kështu që popullata në atë kohë ishte analfabete, nuk dinte shkrim e lexim. Gjatë sundimit osman, në mejtepe mësohej diçka për gjuhën dhe alfabetin arab, i cili ishte i pakuptueshëm dhe i huaj për banorët.·· Disa mësues-hoxhallarë predikonin sidomos çështjet dhe lutjet fetare. Pranë xhamisë së fshatit Smirë, në vitin 1923 ishte ndërtuar mejtepi, ku fëmijët i mësonte hoxha.· Edhe regjimi jugosllav, jo vetëm që nuk lejoi hapjen e shkollave, por ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha sferat e jetës. Jugosllavia borgjeze synonte asimilimin· e plotë të shqiptarëve, duke pasur objekt sulmi kulturën e tyre, traditën dhe zakonet. Alfabeti shqip ishte i panjohur për pjesën dërmuese të smirasve. Prandaj ata shkruanin shqip, por me shkronja çirilice (sllave). Mirëpo, përkundër kësaj, smirasit në mënyrë të fshehtë· shpërndanin libra shqip, prej të cilëve mësohej alfabeti.
Më vonë, që nga viti 1945 arsimimi dhe edukimi në Smirë e rrethinë u zhvillua në frymën e sistemit socialist. Në këtë kohë filloi faza e re e zhvillimit të kësaj fushe, përfshirja masive e nxënësve të të gjitha nacionaliteteve dhe gjinive në shkolla, organizimi i kurseve kundër analfabetizmit, kurseve shëndetësore etj. Në kurset kundër analfabetizmit të rriturit mësonin shkrim e lexim. Shkollat e tilla, më vonë u quajtën Shkollat e natës, që punonin prej vitit 1947-1949. ·

Një nxitje të madhe shkollimit në Smirë, sidomos të femrës, i dha heqja e ferexhes së gruas (një mbulesë që përdornin femrat për ta mbuluar fytyrën).
Fillet e mësimit shqip në Smirë datojnë nga viti 1945. Mësues në këtë vit ishte Nebih Zuka (mulla Nebiu). Për këtë nuk ka dokumente të shkruara, por këtë e kanë vërtetuar njerëzit që e kanë qenë pjesë e këtyre zhvillimeve.···

Mësimi shqip i organizuar në baza metodike-didaktike në Smirë fillon nga viti 1946/47. Për këtë ekzistojnë· dokumente të shkruara.  Në mungesë të lokalit, mësimit mbahej në lokalin e xhamisë të quajtur Mejtep. Mësimi është zhvilluar në këto lëndë: Abetare, Aritmetikë, Mësim jete, Punë dore, Vizatim, Bukurshkrim, Këngë, Gjimnastikë.

Gjenerata e parë mbaroi shkollimin katërvjeçar më 1949/50, për të vazhduar klasat e larta (gjimnazi i ulët) në fshatin Kabash. Mësimi vazhdoi edhe viteve tjera kurse numri i nxënësve shtohej vazhdimisht. Ndër mësuesit e parë në Smirë ishin Ferid Berisha, Hetem Pajaziti,· Fetah Bunjaku, Hasan Alidema, Hamdi Ajeti, Zahir Ramiqi, Qazim Zylfiu, Sylejman Dobërçani, Ramadan Zylfiu, Xhelal Zylfiu, Xhavit Nuredini, Baftjar Jashari, Mejdi Haraqiu, Isuf Osmani, Makfire Deda, Misin Lamallari, Avdullah Avdyli, Januz Ramadani, Muharrem Metushi, Shaip Dika, Nuhi Salihu, Vehbi Ibishi, Hajrush Hyseni, (disa nga këta emra nuk kanë punuar në Smirë).

Më pas kanë ndodhur reforma në shkollën e Smirës. Mësimi në Kabash është mbajtur deri në vitin shkollor 1953/54, ndërsa nga vitit shkollor 1954/55 hapen paralelet e para në Goshicë, ku gravitojnë edhe nxënësit e Smirës, Vërbanit, Gërmovës dhe Sadovinës.
Pas vitit 1964 në Smirë kanë punuar këta mësimdhënës: Sabri Salihu, Mifail Avdyli, Maliq Maliqi, Fehmi Ramadani, Feriz Ahmeti, Jakup Ibishi, Bajram Aliu, Isa Sadiku, Musa Sejdiu, Isak Rexhepi, Basri Arifi, Fadil Ramadani, Nazif Hajrullahu, Beshir Salihu, Habibe Ibishi, Ibrahim Ademi, Izet Sylejmani, Mustafë Osmani, Halide Mustafa etj.

Nxënësit e Smirës kanë vijuar mësimin në këtë shkollë deri në vitin 1982, kur shkolla e Smirës pavarësohet si shkollë tetëvjeçare me emrin “Ganimete Tërbeshi”.

Nxënësit e shkollës së Smirës kanë qenë të dalluar në gara të ndryshme që janë mbajtur në nivel komunal e krahinor (në këtë kohë Kosova ishte krahinë autonome në kuadër të RSFJ v.j). Poashtu kanë funksionuar edhe grupet e shkollës: Grupi letrar, i dramës, i folklorit, i sportit, i recitatorëve, matematikanëve, historianëve, gjeografëve, biologëve, kimistëve, teknikëve të rinj· etj.

Sistemi i arsimit në Smirë pasti sërish trandje,· pas demonstratave të vitit 1981 të nisura nga studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilat gjetën përkrahje në gjithë Kosovën. Shqiptarët kërkonin më shumë të drejta, kurse regjimi mundohej që të mbante nën kontrollë të gjitha segmentet, e sidomos arsimin. Kështu ka vazhduar deri në vitin 1989, kur Kosovës me ndryshimet kushtetuese iu mor statusi i autonomisëa që ka pasur në kuadër të· Federatës Jugosllave. Kjo ngjarje shënon fillimin e një faze të re të shtypjes së shqiptarëve. Këtu nuk shpëtoi as arsimi. Shkollat dhe fakultetet u mbyllën për nxënësit shqiptarë, kurse punonjësve të arsimit iu ndërpre financimi, pasi nuk pranuan të punonin sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Kjo ka qenë goditje e rëndë për shkollën. Më së rëndi këtë e përjetuan punonjësit e arsimit dhe nxënësit e sudentët. Por, shqiptarët nuk u dorëzuan. Ata vazhduan shkollimin me planprogramet mësimore të Kosovës. Aty ku ka pasur mundësi, mësimi është mbajtur në shkolla (psh. në Smirë)· por në përgjithësi· mësimi ka vazhduar nëpër shtëpi dhe  lokale private, një kohë të gjatë pa pagesë, kurse më vonë punonjësit e arsimit kanë marrë nga një pagë simbolike, të siguruar nga banorët e fshatit si dhe nga  Këshilli i Financimit, që ishte një fond i krijuar nga Qeveria e Kosovës në ekzil. Kjo gjendje ka vazhduar deri në çlirimin e Kosovës, më 1999.

P5050004_shkolla_objekti_320x200Shkolla në vazhdimësi synon të përmbushë misionin e vet në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, duke u përpjekur të përdorë metoda bashkëkohore të mësimdhënies. Aktualisht shkolla ka rreth 700 nxënës me 25 paralele dhe 38 punëtorë. Kushtet në shkollë janë përgjithësisht të mira.Shkolla ka hapësirë të mjaftueshme, pas ndërtimit të aneksit prej katër mësonjtoreve tëreja. Poashtu shkolla në vitin 2011 është pajisur me kabinete të Biologjisë, Kimisë dhe Fizikës nga një projekt i Ambasadës Çeke si dhe kabinetin e Informatikës, i cili u financua nga Banka Botërore. Mirëpo, aktualisht shkolla ka nevojë pë rregulllimin e fushës së sportit dhe ambientit jashtë shkollëst.

Vlen të përmendet se në vitin shkollor 2009/2010 shkolla me klasën V2 të mësuesit Mustafë Hamiti, ka marrë shpërblim në “Kosovision Contest”, që është një projekt arsimor, në formë të një gare nacionale, për shkollat fillore në Kosovë. Ai u dedikohet  nxënësve të klasave të pesta.  Me mjetet financiare që janë fituar, një klasë është rregulluar  dhe pajisur me inventar komplet.

Shkolla e Smirës edhe  në vitin shkollor 2010-2011 ka fituar në këtë konkurs, me klasën V1 të  mësueses Adile Sahiti. Me mjetet financiare të parapara për fituesin, është rregulluar një hapësirë e gjelbërt para objektit të shkollës.

Në vitin 2011, shkolla fiton vendin e parë në vallëzim me grupin “Yjet”, në garat e organizuara nga Kompania “Mediteran” dhe Drejtoria e Arsimit dhe  vendin e dytë poashtu  në vallëzim me klasën e mësueses Ganimete Shabiu, në garat e organizuara nga Kompania “ETC” dhe Drejtoria e Arsimit. ë qershor të vitit

2012, Shkolla  me klasën e V të mësuesit Brahim Ademi, zuri vendin e parë në recitim

Shpërndaje

Shkruani komoment

© Të gjitha të drejtat e rezervuara